zoom

Lajme

Humbi në finale përballë Selin, reagon për herë të parë Miri

Humbi në finale përballë Selin, reagon për herë të parë Miri

Miri ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas përfundimit të edicionit të pestë të Big Brother VIP.

Miri arriti deri në momentin e fundit të finales, por nuk fitoi dot përballë Selin. Ai u rendit i dyti, duke fituar vetëm një çek prej 10 mijë eurosh.

Pas rrugëtimit, Miri ka ndarë një mesazh emocional ku ka reflektuar mbi rrugëtimin e tij, përjetimet gjatë lojës dhe njerëzit që kanë qenë pranë tij në çdo moment.

Ai falënderoi familjen e tij, duke e cilësuar si bazën më të fortë të jetës së tij.

Duke folur për eksperiencën e tij, Miri theksoi se loja shpesh ka tejkaluar kufijtë e një gare të thjeshtë, duke u kthyer në përballje emocionale dhe njerëzore.

“Nëse ndonjëherë dola përtej kufijve të mi, ishte sepse luftova fort. Por gjithmonë u ktheva tek ajo që më përfaqëson: respekti, dinjiteti, mirësia, pra vlerat dhe ai “zotnillëk” që ju ma keni dhënë si vulë. Shumë të dashur mamaja, babai dhe vëllai im, familja ime e parë, ju që më mësuat me fjalë e me vepra se nuk ka rëndësi të fitosh botën nëse ke humbur shpirtin. Ju dua e ju jam mirënjohës.

Ka pasur momente kur loja u bë më shumë se lojë, kur fjalët peshonin më shumë seç duhet dhe raportet ndryshonin si era. Disa rivalitete lindën natyrshëm, disa të tjera u kërkuan me ngulm. Me disa mbetëm përballë, me disa në një vijë gri mes mikut dhe kundërshtarit, aty ku vetëm koha tregoi çfarë ishte e vërtetë.

Ky rrugëtim nuk ishte thjesht një lojë, ishte një përplasje me kufijtë e shpirtit, me heshtjet që bërtasin dhe me zërin që ndonjëherë duhet të ngrihet edhe me forcë, madje edhe kur të gjithë duan ta ulin. Eca në një vijë të hollë, aty ku karakteri sfidohet dhe maskat bien. Jo gjithmonë i përkryer, por gjithmonë i vërtetë.

Dhe për vajzën Artisia dhe bashkëshorten Rabea, faleminderit që më keni mbështetur pa lëkundje dhe që në mënyrë të veçantë ti Rabea e ke kuptuar lojën në çdo moment. Ke qenë e fortë për të dy nga fillimi në fund. Për Landin e Albanin, nuk ka fjalë që e përshkruan një jetë bashkë. Keni qenë aty, si gjithmonë, pa kushte”, u shpreh Miri./ Zoom.al

Postime të lidhura