zoom

Lajme

Selin Bollati triumfon në Big Brother VIP 5, fiton 100 mijë euro

Selin Bollati triumfon në Big Brother VIP 5, fiton 100 mijë euro

Selin Bollati arriti të triumfojë në finalen e madhe të Big Brother VIP 5, duke siguruar çmimin prej 100 mijë eurosh falë votave të publikut.

Balerina, e cila u kthye në një nga personazhet më të komentuar gjatë gjithë spektaklit, arriti të fitojë mbështetjen e teleshikuesve dhe të dalë në krye mes finalistëve.

Në momentin vendimtar, Selin ishte përballë Mirit në podin final. Ky i fundit u rendit në vendin e dytë, duke mbyllur rrugëtimin e tij si një nga konkurrentët më të fortë të këtij sezoni.

Vendi i tretë shkoi për Mateon, ndërsa i pari që doli nga shtëpia mes katër finalistëve ishte Mateo.

Finalja u karakterizua nga një spektakël i madh, me emocione të forta dhe surpriza të shumta për katër finalistët. Mbrëmja solli momente prekëse, takime me familjarët dhe rikujtime të rrugëtimit të secilit banor brenda shtëpisë./ Zoom.al

Postime të lidhura