Aplikacion
Me një kërkesë jashtë çdo skenari, Selin Bollatit iu kërkua pak minuta më parë të lërë shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Kërkesa i erdhi nga mamaja e saj. Drejtuesit e emisionit ia kishin çuar mamanë si surprizë. Por pasi vlerësoi qëndrimin e të bijës, krejt papritur ajo i tha se ajo duhet të shkonte me të në shtëpi.
Shkak për këtë kërkesë, kur kanë mbetur edhe 17 ditë nga finalja dhe ku Selin është pretendentja kryesore për ta fituar edicionin, u bë përfolja e saj dy ditët e fundit nga Rogert Sterkaj dhe Miri i West Side Family.
Dy ditë më parë Selin, Miri dhe dy konkurrentë të tjerë dolën jashtë dhe shkuan në showroom-in e një kompanie që tregton automjete. Një i njohur i Mirit iu drejtua Selin aty duke i thënë “ti je kokrra e k…..”.
Këtij episodi të turpshëm Miri i dha zë duke ia treguar Rogertit dhe një banorje tjetër, të cilët më pas nisën ta përflasin Selin.
”Ti sonte duhet të vish me mua. 48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe përulje shumë e madhe. Ti u përket dyerve të artit, nuk u përket dy njerëzve që nuk duhet të bëjnë këtë gjë.”
Deklarata zuri në befasi organizatorët dhe Ledion Liçi i kërkoi Selin të futej në shtëpi e më pas të vendoste.
Përpara se të largohej konkurrentja e pyeti edhe një herë mamanë e saj nëse ishte e sigurt dhe ajo iu përgjigj e vendosur: po.
Por pasi hyri në shtëpi dhe qëndroi për disa orë, Selin deklaroi se nuk do t’ua jepte shansin Rogertit dhe Mirit që të largohej dhe se do ta vazhdonte lojën për t’u qëndruar atyre përballë.
Më pas, me një përzgjedhje të Brikenës, ajo dhe Brikena shkuan në televotim për të përcaktuar finalisten e parë. /Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit