Aplikacion
Pas triumfit në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania, fituesja Selin ka marrë jo vetëm mbështetjen e publikut, por edhe emocionet e forta të familjes së saj. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, babai i saj, Toni Bollati, ndau përjetimet pas fitores së vajzës.
Ai e përshkroi natën finale si një moment të mbushur me ankth dhe emocione të forta, duke theksuar se e ka ndjekur spektaklin me shumë vëmendje dhe ndjeshmëri.
Sipas tij, rrugëtimi i Selin brenda shtëpisë nuk ka qenë i lehtë, ndërsa periudha për familjen ka qenë e lodhshme dhe shpesh stresuese, sidomos për shkak të distancës.
“Mbrëmja e 18 shkurtit ka qenë një nga netët më të vështira, me plot emocione. E kam pritur me shumë ankth fillimin e spektaklit. Kam qenë gjatë gjithë kohës në emocione, doja ta shijoja spektaklin vetëm, doja të shihja çdo detaj. Ka qenë një emocion i madh. Periudha që kemi kaluar për kohën që ka qenë Selin në BBV ka qenë e lodhshme, shumë stresuese, edhe largësia ime më ka bërë të ndihem më shumë faj që nuk isha pranë familjes. Megjithatë, çdo gjë kaloi dhe Selin kaloi në finale me sukses, me triumf. Ndjeva keqardhje edhe për konkurrentët e tjerë. Është si një kampionat që dikush e fiton kupën dhe kupa shkoi për mbretëreshën time.
Me Selin kam komunikuar shumë pak, dje në mbrëmje. Edhe ajo është e lumtur, mirënjohëse. Mu duk pak shumë e lodhur, por është normale, duhet kohë të rikuperohet, të takohet me familjet, mbështetësit dhe me gjithë ata që e kanë përkrahur”, u shpreh ai./ Zoom.al