Aplikacion
Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka reaguar publikisht për një nga temat më të komentuara pas finales: mungesën e babait të saj në natën kur ajo triumfoi përballë konkurrentëve të tjerë.
E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, Selin hodhi poshtë zërat që qarkullojnë në rrjetet sociale se babai i saj ndodhet në burg. Ajo sqaroi se ai jeton jashtë Shqipërisë dhe nuk ka pasur mundësi të udhëtojë për shkak të problemeve me dokumentacionin.
Sipas saj, komunikimi me të atin ka qenë i vazhdueshëm, edhe pse i kufizuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e reality show-t. Ajo theksoi se ai ka qenë mbështetës dhe optimist për rrugëtimin e saj gjatë gjithë kohës.
“Babi ka qenë shumë optimist për gjendjen time. Kemi folur shkurtimisht çdo ditë nga pak. Babi ndodhet jashtë, jeton dhe vepron jashtë vendit. Gëzon liri të plotë. Absolutisht që nuk është në burg, nuk ka ardhur sepse është në probleme dokumentacioni është në pritje të dokumenteve. Nuk ndodhet në burg“, sqaroi Selin./ Zoom.al