Aplikacion
Pas triumfit në Big Brother VIP Albania, Selin Bollati ka ndarë për herë të parë ndjesitë e saj pas finales së madhe.
Ajo e përshkroi eksperiencën 120-ditore si një udhëtim të mbushur me sfida, surpriza dhe emocione të forta.
Selin tregoi se momenti pas finales ishte i mbushur me emocione të përziera, mes gëzimit dhe një ndjenje të çuditshme pas daljes nga izolimi. Ajo theksoi se mbështetja e publikut ka qenë elementi më i rëndësishëm, duke e konsideruar këtë si fitoren më të madhe.
Sa i përket marrëdhënies me Gimbon, ajo u shpreh optimiste, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre do të vazhdojë edhe jashtë kamerave dhe do të zhvillohet më tej në jetën reale.
“Faleminderit shumë për këtë intervistë, nuk di të them, kam qenë në një miks emocionesh, jam duke parë familjarët e mi, po mundohem të dalloj çdo fytyrë të njohur që ka ardhur këtu sot për mua, jam edhe në një shok emocional dhe njëkohësisht jam shumë e lumtur që rrugëtimi im po kurorëzohet me fitore. Ironike është që në 120 ditë, unë mendoja se në izolim do jetoja vetëm 20 ditë, por rezultoi se jetova 120 ditë, tani kam frikë të dal jashtë se u mësova me ato kushte.
Unë kam fituar zemrat e publikut, kjo është forta që na ka bërë afër me shumë njerëz që e gjejnë veten te ne, na mbështesin dhe na duan, është absolutisht fitorja më e madhe edhe nëse s’do ishte fitorja ime 100 mijë euro, patjetër që Big Brother në një mënyrë të jep fitime nga më të ndryshme, kam fituar veten dhe dashurinë.
Me Gimbon na pret një ardhme shumë e mirë, do kemi mundësinë të zhvillojmë marrëdhënien tonë jashtë kamerave. Surpriza ishte emocionuese, se koreografia ishte konceptuar që unë të isha vetëm, por kur pashë që ishte edhe ajo vajza e vogël, pastaj mesazhi i tim ati ishte mesazhi që më preku në zemër dhe do mbetet surpriza më e bukur e këtij Big Brother”, tha Selin./ Zoom.al