Aplikacion
Janë bërë publike pamjet e aksidentit fatal, ku betonierja merr përpara me shpejtësi skëterrë mjetin tip “Audi” e më pas përfundon në nënkalim.
Në pamjet e siguruara nga Zoom.al vërehet momenti kur betonierja për shkak se po qarkullonte me shpejtësi, devijon nga rruga e përplaset me “Audin”.
Mjeti i tonazhit të rëndë, pas përplasjes me fuoristradën, përplaset me barrierën mbrojtëse e përfundon në nënkalim, ku goditi disa automjete të tjera që pësuan dëme të konsiderueshme.
Nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy shtetasit egjipitianë, konkretisht shtetasit Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i betonieres dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri.
Ndërsa mbeti i plagosur nga ngjarja dhe shoferi i “Audit”, 28-vjeçari Roland Nuri, i cili u transportua në spital. Burimet kanë konfirmuar se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës