zoom

Aktualitet

Identifikohen viktimat e aksidentit në Sauk, të dy shtetas të huaj

Identifikohen viktimat e aksidentit në Sauk, të dy shtetas të huaj

Disa orë pas aksidentit në Sauk janë identifikuar dy personat që humbën jetën.

Drejtuesi i kamionit ishte Mohamed Lotf, kurse pasagjeri Mohamed Ali, të dy nga Egjipti.

Të dy personat që humbën jetën po lëviznin me automjetin e tonazhit të rëndë. Fillimisht njëri prej tyre u transportua në gjendje të rëndë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Si pasojë e aksidentit u plagos edhe një persona tjetër, shqiptar, automjeti i të cilit u përplas nga kamioni gjatë përplasjes.

Fatmirësisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Postime të lidhura