Aplikacion
Një aksident i rëndë ka ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Unazën e Madhe, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Mësohet se një betoniere është përmbysur në autostradë, duke i marrë jetën drejtuesit të saj, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Ky i fundit po drejtonte një mjet “Audi”, që është shkatërruar, pas përplasjes me betonieren.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë. Zoom.al mëson nga informacionet paraprake se shërbimet e Policisë së Shtetit dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje.

Betonierja ka çarë rrethimin e rrethrrotullimit dhe ka përfunduar në koristë e autostradës, duke bllokuar plotësisht qarkullimin nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas./ Zoom.al
Si Lautaro shkaktoi skandal në dhomën e zhveshjes së Argjentinës