zoom

Aktualitet

EMRI/ Kapet në Angli i dënuari me 24 vite burg për vrasje, pritet ekstradimi në Shqipëri

EMRI/ Kapet në Angli i dënuari me 24 vite burg për vrasje, pritet ekstradimi në Shqipëri

Është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, i zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në Angli është lokalizuar, kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi në Shqipëri Sabri Sopoti, 60 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Dibrës e ka dënuar 60-vjeçarin me 24 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja për të cilën ai është dënuar daton më 24 dhjetor 1999, kur, sipas autoriteteve, Sabri Sopoti vrau me armë zjarri automatike shtetasin me iniciale B. K.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 60-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Postime të lidhura