Aplikacion
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me debate të forta dhe tensione mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, ku në fokus ishte kërkesa e opozitës për praninë në seancë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Diskutimet u përshkallëzuan gjatë ndërhyrjes së bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, i cili iu drejtua deputetes demokrate Albana Vokshi me shprehjen “e dashur”. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Vokshit, e cila kërkoi që ai të mos i drejtohej në atë mënyrë, duke theksuar se ishte anëtare e komisionit.
Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur!
Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit
Gjiknuri: Po çfarë të them? E nderuar, zonjë, për ta bërë jetën me ngjyra
Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.
Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale.
Vokshi: Këto janë batutat të kota.
Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë. Mos të ngatërrojmë rolet. Ç’punë kam me drejtorët e rretheve unë? Policia është organ i centralizuar. E mira do të ishte që të ishte drejtori i policisë këtu. Mirë dakord, të mbaroj unë. Pse mërziteni?! Doni të vijë ai? Mirë pra, të bëjmë kërkesë.
Përplasja mes anëtarëve të komisionit nxori në pah edhe njëherë klimën e tensionuar politike që shoqëron diskutimet për reformën zgjedhore, ndërsa kërkesa për praninë e drejtuesve të Policisë së Shtetit mbetet një nga pikat kryesore të debatit mes palëve.
Nuredin Dumani edhe në sherret e Shkodrës, 200 mijë euro për të vrarë mikun e Ibrahim Licit