Aplikacion
Një koment i ish-ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja po qarkullon në rrjetet sociale për shkak të gjuhës së pahijshme të përdorur kundrejt një tjetër qytetari.
Sipas screenshot-it të publikuar, një qytetar ka komentuar në një postim të ministrit me fjalët: “ULSI MANJA DO VAR”. Në vijim, nga llogaria e verifikuar e Ulsi Manjës shfaqet përgjigjja: “Po o … ar po “.
Komenti ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku pjesa më e madhe kritikojnë gjuhën e përdorur të deputetit socialist dhe standardeve që priten nga zyrtarët e lartë të shtetit. Manja nuk është rast sporadik i këtij fenomeni, pasi figura të tjera të së majtës janë kritikuar shpesh për fyerjet dhe ofendimet drejt qytetarëve apo kolegëve.
Një nga rastet më të rënda është ai i deputetit Taulant Balla, i cili i tha deputetes demokrate Albana Vokshi “për ty kemi numrin 0900”, gjatë një debati në parlament. Numri 0900 është referencë e një linje telefonike seksuale.
