zoom

Lajme

Berisha: Në Aruba ishte edhe Rama! Altin Dumani i fshehu emrat

Berisha: Në Aruba ishte edhe Rama! Altin Dumani i fshehu emrat

Sali Berisha foli për mediat pas daljes së tij nga SPAK ku kërkoi transparencë në lidhje me takimet e zhvilluara në Aruba.

Kreu demokrat hodhi akuza ndaj Altin Dumani, duke pretenduar se janë bërë publike vetëm emrat e ndërtuesve që kanë qenë të përfshirë në takime në ARUBA , por jo emrat e qeveritareve që, sipas tij, kanë firmosur marrëveshjen.

Berisha pretendoi se autoritetet spanjolle kanë sjellë së fundmi në Shqipëri dosjen e plotë të çështjes, ndërsa akuzoi SPAK-un se po shmang hetimin e zyrtarëve të përfshirë.

Pjesë nga deklarata

Berisha: Po në qoftë se t’i kursen dhe nuk u thua shqiptarëve se Edi Rama i dërgoi ata në Aruba dhe kush janë ata, cilët janë ata. Dhe se qeveritarët në Aruba kanë shkuar, kjo është 100 përqind e sigurt. Janë të gjitha burimet. Shumë mirë që vepron ndaj biznesmenëve apo trafikantëve që ishin në takim, por koka e Meduzës së takimit është Edi Rama dhe lejtnantët e tij që shkuan në Aruba. A ishte Engjëll Agaçi, a ishte vetë Rama, a ishte Olsi Rama, se thotë aty diku Rama i gjatë, ata dy Ramat në dosje janë të shkurtër më thonë. Mua më thonë se janë të shkurtër të dy, dhe mbetet që Rama i gjatë më thonë të jetë ose Edi ose Olsi. Po nuk mund të them se është as Edi, as Olsi. Atë që mund të them me siguri me 100 përqind që qeveritarët kanë shkuar nga Tirana në Aruba. Dhe se ky është problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë.”

Dosja Aruba

Takimi i quajtur “Aruba” i referohet një mbledhjeje të zhvilluar në janar 2019 në ishullin Aruba në Karaibe, ku sipas mediave dhe raportimeve hetimore, kanë marrë pjesë disa persona të lidhur me biznesin dhe rrjete të dyshuara kriminale ku më i lakuari është Artur Shehu.

Sipas burimeve thuhet se në takim janë diskutuar investime në Shqipëri me para të fituara nga trafiku i drogës.

Çështja është bërë objekt debatesh politike në Shqipëri, ku opozita ka pretenduar se në takim mund të kenë qenë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë, ndërsa pala tjetër i ka mohuar këto akuza dhe ka kërkuar prova konkrete.

Postime të lidhura