Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbardhi detaje për takimin e shumëpërfolur në Aruba, ku dokumente të përgjuara nga anti-mafia italiane dhe shërbime sekrete perëndimore tregojnë se përfaqësues të qeverisë shqiptare kanë diskutuar mbi investime dhe ndërtime që do të shërbenin për pastrimin e parave të pista.
Sipas Berishës, pjesë e këtij takimi ishin Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi dhe një ministër.
Ai nuk e përmendi emrin e ministrit, por shtoi se mazhoranca po përpiqet të pengojë debatin për këtë dhe kjo, sipas tij, u tregua qartë gjatë seancës së sotme, kur nuk u pranua kërkesa për interpelancë.
Më herët, opozita ka pretenduar se në këtë takim në Aruba janë biseduar çështje që lidhen me trafikun e drogës dhe projekte investimesh në Tiranë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Siç e shihni çdo ditë ndërmerren akte antikushtetuese dhe kundra shtetit. Kështu, Peleshi me urdhër të Edi Ramës po asgjëson Parlamentin.
Ju ishit aty, e patë, në një zhvillim fare normal të seancës pasi u dakordësua që pas fjalës time do të fillonin debatet dhe një pjesë e mirë e kolegëve të mi u tërhoqën nga kërkersa për procedurë mjaftoi fakti që unë denoncova Arubën, denoncova Sinaloan dhe pritjen në zyrën e kryeministrit të bosit të Sinaloas dhe Edi Rama t’i jepte urdhër Peleshit të tij të votonte pa diskutim aktet. U them shqiptarëve se ky Parlament po ecën me shpejtësi drejt fundit të vet. Ne, në çdo seancë do të qëndrojmë në mbrojtje të rregullores dhe Kushtetutës.
U mor një vendim për të dërguar përfaqësuesit në Aruba. Thuhet se ka qenë Agaçi dhe një ministër. Nuk dua të përmend emra. A ishte Rama, a nuk ishte Rama nuk e di. Por emri i Ramës është lakuar nga gazetari italian./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari