zoom

Aktualitet

“Do zoti ka të tjera”/ Ja sa kushton ora që “shkriu” Taulant Ballën (Foto)

“Do zoti ka të tjera”/ Ja sa kushton ora që “shkriu” Taulant Ballën (Foto)

Një moment i pazakontë që është kapur nga kamerat gjatë transmetimit të emisionit ”Opinion”, ku në fokus ka qenë telefoni i deputetit socialist, Taulant Balla po qarkullon në internet.

Në pamjet e publikuara, shihet një bisedë me mesazhe, ku në ekran shfaqet edhe një fotografi e një ore luksoze që duket se i është dërguar atij nga një person tjetër.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar rreth çmimit të majmë të dhuratës luksoze që i është ofruar kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Noka ka publikuar një foto krahasuese, duke shtuar se ora në fjalë ka një vlerë prej 30,500 dollarësh. Ai e shoqëron postimin me një koment ironik, duke shkruar se “kjo është ora që Taulant Balla ka merituar”, ndërsa shton se një aksesor i tillë “i shkon formatit socialist të Taut”.

Nuk dihet ende se kush është personi që fshihet pas dhuratës.

Postime të lidhura