Aplikacion
Disa mesazhe të deputetit Taulant Balla janë kapur gjatë transmetimit të emisionit Opinion.
Kamerat kanë fokusuar ekranin e celularit të tij, ku shfaqej një bisedë me mesazhe. Në të, dallohej edhe një fotografi e një ore luksoze, që duket se i ishte dërguar nga një person tjetër.
Nga komunikimi i kapur në pamje, Balla e cilëson dhuratën si “të papame”. Nga ana tjetër, bashkëbiseduesi i përgjigjet me frazën: “E meriton pas asaj dite”.
Identiteti i personit që i ka dërguar mesazhet dhe ora luksoze mbetet ende i paqartë, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një dhuratë personale apo për diçka më shumë.
Biseda në telefonin e Taulant Ballës:
-Taulant Balla: Po pra është e papame.
– Personi i panjohur: E meriton pas asaj dite.
– Taulant Balla: Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera.
– Personi i panjohur: Ashtu të… të nisë diçka që më thuaj se kjo është e imja..
– Taulant Balla: Po./ Zoom.al