zoom

Aktualitet

Laert Haxhiut i gjendet sërish telefon në qelinë e burgut të Drenovës

Laert Haxhiut i gjendet sërish telefon në qelinë e burgut të Drenovës

Laert Haxhiut i është gjetur sërish një telefon celular në qelinë ku mbahet në burgun e Drenovës.

Kontrolli është zhvilluar rreth orës 06:00 të mëngjesit në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.

Gjatë operacionit, në qelinë ku mbahet Laert Haxhiu, i pandehur në hetimet e SPAK, është sekuestruar një telefon celular, i cili dyshohet se përdorej prej tij.

Pajisja është dërguar menjëherë pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të verifikuar komunikimet dhe të dhënat e ruajtura në të.

Aktualisht Laert Haxhiu ndodhet në burg duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm, ndërsa njëkohësisht është nën hetim dhe gjykim në procese të tjera të SPAK për organizatë kriminale dhe krime të rënda.

Postime të lidhura