Aplikacion
Detaje të reja janë bërë publike lidhur me raportin mes Laert Haxhiu dhe modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti, pas debateve dhe spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar në media për ta dhe takimet speciale mes tyre në burg, gjatë muajve të fundit.
Në një reagim për mediat, avokati mbrojtës i Haxhiut ka deklaruar se Pajaziti nuk është personi që është etiketuar publikisht në portale të ndryshme, por bashkëjetuesja e klientit të tij. Sipas tij, ndaj modeles është ushtruar presion publik dhe janë bërë akuza pa prova dhe pa asnjë vendim gjyqësor.
Avokati pretendon se dokumente të përfshira në dosjen hetimore mbështesin këtë version. Sipas raportimeve, modelja ka depozituar edhe një deklaratë noteriale ku pohon se ka bashkëjetuar me Laert Haxhiun gjatë periudhës kur ai ndodhej jashtë burgut.
Avokati ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet për takime të paligjshme në ambientet e burgut, duke kërkuar që çështja të trajtohet përmes institucioneve ligjore dhe jo përmes paragjykimeve publike.
Sipas raportimeve, gjendja emocionale e Ziza Pajazitit është rënduar pas publikimeve dhe komenteve fyese në rrjetet sociale.
Në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimit Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Buci, në dyqanin e tij në Kamëz.
Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambjentet e brendshme të sigurisë së lartë të Godinës “A”, ajo është akomoduar në dhomën e takimeve spiciale.
Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarit Vladimir Kurti, me të cilin ishin planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu./ Zoom.al