zoom

Aktualitet

Takimet speciale në burg/ Ziza Pajaziti e pranon hapur: Kam bashkëjetuar me Laert Haxhiun

Takimet speciale në burg/ Ziza Pajaziti e pranon hapur: Kam bashkëjetuar me Laert Haxhiun

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me hetimet ndaj disa ish-zyrtarëve të burgut të Drenovës në Korçë, të cilët dyshohet se kanë lejuar një takim special mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, dhe modeles kosovare Ziza Pajaziti.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Korçës, në dosjen hetimore është përfshirë një dokument zyrtar i ardhur nga drejtoria e institucionit, ku rezulton se Pajaziti ka paraqitur një deklaratë noteriale. Në këtë dokument, ajo pranon se ka pasur një marrëdhënie bashkëjetese me Haxhiun gjatë kohës kur ai nuk ndodhej në ambientet e burgut.

Ky element i ri pritet të ketë ndikim në hetimet që po zhvillohen ndaj ish-drejtorit të burgut, Fatjon Fasho, si dhe ish-shefit të policisë së burgut, Sokol Kaçoli. Ata janë nën verifikim për rolin e tyre në lejimin e hyrjes së modeles në një institucion të sigurisë së lartë.

Ndërkohë, vetë Ziza Pajaziti vijon të jetë e paarritshme nga autoritetet shqiptare prej më shumë se një viti. Prokuroria ka kërkuar disa herë marrjen në pyetje të saj për të sqaruar rrethanat e vizitës në burg dhe kontaktin me Haxhiun, i cili është dënuar për ngjarje të rënda kriminale në Lushnjë./ Zoom.al

Postime të lidhura