zoom

Aktualitet

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 2 të arrestuar në Durrës

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 2 të arrestuar në Durrës

Dy shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të rënda penale, kryesisht trafikim të lëndëve narkotike, janë arrestuar nga Policia e Durrësit në kuadër të një operacioni të koduar “Implikimi”.

Të arrestuarit janë identifikuar si Enkelet Avduli, 46 vjeç, dhe Sadik Kasa, 38 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimet u realizuan pas koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë në Itali dhe Spanjë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

Avduli u arrestua teksa lëvizte me automjet në aksin rrugor Rrogozhinë–Peqin. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 7 vite, 5 muaj dhe 9 ditë burgim për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Ndërkohë, Kasa u kap në fshatin Sukth i Ri, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore në Madrid kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim tregtimin e drogës.

Policia bën me dije se Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e dy shtetasve.

Postime të lidhura