zoom

Bota

Tërmeti i fortë godet këtë vend, lëshohet alarmi për…

Tërmeti i fortë godet këtë vend, lëshohet alarmi për…

Një lëkundje e fortë sizmike me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka tronditur këtë të premte bregun perëndimor të Meksikës, duke shkaktuar alarm tek autoritetet dhe banorët e zonave pranë epiqendrës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, tërmeti është regjistruar në det të hapur, rreth 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin Chiapas. Lëkundjet kanë pasur një thellësi të përafërt prej 10 kilometrash.

Raportohet se goditjet sizmike janë ndjerë edhe në territorin e Guatemalës, vend fqinj me Meksikën, duke shkaktuar shqetësim te banorët në disa zona.

Pas tërmetit, autoritetet kanë aktivizuar masat e emergjencës dhe kanë dhënë paralajmërim për mundësinë e valëve të cunamit në zonat bregdetare. Banorëve u është kërkuar të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

Deri në këto momente nuk janë raportuar viktima apo dëme të konfirmuara, megjithatë forca e lartë e tërmetit ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët./ Zoom.al

Postime të lidhura