zoom

Lajme

Tërmet në Greqi, sa ishte mangituda

Tërmet në Greqi, sa ishte mangituda

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar paraditen e së mërkurës në zonën detare pranë ishullit të Kretës, në Greqi.

Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 19 kilometra në jug-jugperëndim të zonës së Goudouras, në rajonin e Lassithit. Ndërkohë, thellësia fokale e lëkundjes është vlerësuar në rreth 9.7 kilometra.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve. Autoritetet vijojnë monitorimin e aktivitetit sizmik në zonë, ndërsa nuk ka pasur njoftime për rrezik të shtuar apo masa emergjente./ Zoom.al

Postime të lidhura