zoom

Bota

Mbi 1.400 viktima nga tërmetet në Venezuelë

Mbi 1.400 viktima nga tërmetet në Venezuelë

Venezuela po përballet me një katastrofë të rëndë humanitare pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin gjatë javës. Autoritetet raportojnë se numri i viktimave ka arritur në 1.430 persona, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në disa prej zonave më të prekura.

Dy lëkundje të fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, goditën vendin ditën e mërkurë, duke shkaktuar shkatërrime masive në infrastrukturë dhe duke lënë pas mijëra të plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 4 mijë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë figurojnë ende të zhdukur, duke e bërë situatën edhe më të pasigurt për ekipet e emergjencës.

Goditjet sizmike kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën kritike në vend, përfshirë 383 ndërtesa, 13 spitale, 25 qendra tregtare dhe mbi një mijë struktura të tjera, duke vështirësuar ndjeshëm punën e autoriteteve dhe ekipeve të shpëtimit.

Në terren janë angazhuar skuadra ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës, kryesisht nga Bashkimi Evropian. Mbi 520 efektivë janë dërguar nga shtete si Republika Çeke, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Luksemburgu, për të ndihmuar në kërkimin e të mbijetuarve.

Ndihma ndërkombëtare është shtuar gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara, ku ekipe të specializuara nga Kalifornia dhe Virxhinia, së bashku me personel ushtarak, mjekë dhe inxhinierë, janë angazhuar në operacionet e emergjencës./ Zoom.al

Postime të lidhura