zoom

Aktualitet

Përplasje para Kryeministrisë, policia largon me forcë protestuesit

Përplasje para Kryeministrisë, policia largon me forcë protestuesit

Policia ka ndërhyrë paraditen e sotme për të larguar me forcë qytetarët që prej disa ditësh qëndronin në sheshin përpara Kryeministrisë, në kuadër të protestave të vazhdueshme kundër qeverisë.

Prej rreth një jave, një grup protestuesish kalonte edhe natën në ambientet përpara godinës qeveritare, në shenjë simbolike të rezistencës së tyre ndaj qeverisjes aktuale.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, efektivët kanë krijuar një kordon sigurie për të mos lejuar afrimin e qytetarëve pranë hyrjes së Kryeministrisë. Në këtë moment janë regjistruar edhe tensione dhe përplasje të lehta mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Një nga veprimet që ka shkaktuar reagimin më të fortë të protestuesve ka qenë mbledhja e këpucëve të vendosura në shkallët e godinës. Sipas organizatorëve dhe disa qytetarëve, këpucët simbolizonin largimin e të rinjve nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike dhe sociale.

Nga ana tjetër, forcat e rendit kanë vijuar të mbajnë nën kontroll zonën, ndërsa pritet që më vonë gjatë ditës të zhvillohet edhe protesta e radhës kombëtare kundër qeverisë, e cila është paralajmëruar si vazhdim i aksionit qytetar që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./ Zoom.al

Postime të lidhura