Aplikacion
Turizmi bërtitet me të madhe nga qeveria si prioritet dhe sukses, por terreni e rrëzon propagandën.
Edhe pse turistët mund të vijnë në rritje, cilësia e shërbimit që ata marrin duket se ngelet në vendnumëro.
Ujërat e zeza që derdhen në det vijojnë të jenë problem edhe gjatë këtij sezoni turistik. Rasti konkret si resortit Tropikal-Sol në Durrës e dëshmon këtë.
Një resort i mirë-investuar, ku një pushues paguan deri në 250 euro nata në kulmin e sezonit, por ajo çfarë merr mbrapsht është që duhet të mendohet dy herë nëse vendos të lahet në ujërat e plazhit përballë resortit.
Videoja e siguruar nga Zoom.al tregon qartë skandalin që ndodh në det, ku prej një jave ky resort derdh ujërat e zeza, pa u shqetësuar për cilësinë e ujërave larës dhe për rrezikun ndaj shëndetit të pushuesve.
Në vitin 2024, qeveria nisi një aksion detyrues për bizneset turistike që të instalohen impiante për trajtimin e ujërave të zeza, por sot, dy vite më vonë, kjo nismë duket e dështuar përballë faktit që pushuesit lahen mes ujërave të ndotur të tualeteve të resortit, që shkarkohen në det./ Zoom.al