zoom

Aktualitet

Pronarët e dyqanit marrin peng dhe dhunojnë klienten në Tiranë, detajet

Pronarët e dyqanit marrin peng dhe dhunojnë klienten në Tiranë, detajet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Ish-Doganës në Tiranë, ku dy pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh janë arrestuar nga policia pasi dyshohen se kanë mbajtur kundër vullnetit një kliente dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta mes palëve, ndërsa situata ka përshkallëzuar deri në privimin e lirisë së 41-vjeçares brenda ambienteve të subjektit.

Policia bën me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit S.A., 63 vjeç, dhe E.H., 41 vjeçe. Sipas uniformave blu, të dyshuarit kanë kanosur klienten, e kanë mbajtur në ambientet e dyqanit kundër dëshirës së saj dhe kanë ushtruar dhunë fizike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ndërsa gjatë operacionit dy personat e arrestuar kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Po sipas policisë, 41-vjeçarja E.H. dyshohet se ka goditur një efektiv gjatë ushtrimit të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta./ Zoom.al

Postime të lidhura