Aplikacion
Gruaja e futbollistit Hector Bello ka vdekur ndërsa shpëtonte vajzën e saj gjatë tërmeteve që goditën Venezuelën.
Lojtari, në një postim në rrjetet sociale, shkroi se “dashuria e tij e çmuar”, Andrea, i shpëtoi jetën vajzës së tyre të vogël gjatë dy tërmeteve të fuqishme.
“Do t’i tregoj historinë se si e shpëtove, dashuria ime, si dhe jetën tënde për vajzën tonë, si ishe një grua e guximshme që nuk e braktise kurrë, edhe kur dhe frymën e fundit”, shkroi Bello.
Ndërsa shtoi: “Si t’ia shpjegoj vajzës tënde se humbe jetën për të shpëtuar të sajën dhe se unë nuk isha aty. Si ta shpjegoj? Më jep forcë tani.”
Në një tjetër postim si tregoi se udhëtoi për në Karakas ku vajza e tij ishte në spital.
“Vajza ime dhe tezja e saj janë mirë, por do të qëndrojnë në spital. Faleminderit shumë që më mbështetët gjatë kësaj dhimbjeje të madhe”, shkroi ai të premten në mbrëmje.
Një organizatë lokale shtypi dhe publicitare e futbollistëve venezuelianë, Cumaná de Campeones, postoi gjithashtu në lidhje me vdekjen e saj.
“Me keqardhje njoftojmë se partnerja e futbollistit Héctor Bello “Kike” – me origjinë nga Cumana – u gjet e vdekur në rrënoja pas tërmetit që goditi vendin. Megjithatë, vajza e tyre i mbijetoi shembjes së ndërtesës ku banonte e gjithë familja.”
“Mbytu në turp”/ Çfarë tha Iris Luarasi për Onkologjikun që zemëroi rrjetin. Reagimet