Aplikacion
Numri i viktimave nga dy tërmete shkatërruese në Venezuelë ka kapur shifrën e 188 personave, përpos 1,520 personave të plagosur dhe 200 të tjerëve të bllokuar në rrënoja. Raportohet se 2,927 familje kanë humbur shtëpitë e tyre, tha për mediat presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez.
Ai shtoi se tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë janë pasuar nga 138 lëkundje pasuese dhe përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë duke konfirmuar edhe mbërritjen e ekipeve të specializuara të shpëtimit nga SHBA-ja, Meksika, Spanja, Katari dhe OKB-ja.
Rodriguez bëri me dije se masat nga Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez përfshijnë një kërkesë për kompanitë private që të sigurojnë makineri për të hequr mbeturinat, krijimin e një fondi prej 200 milionë dollarësh për ndihmë dhe linja të posaçme krediti për bizneset e prekura.
Sipas mediave, ushtria amerikane është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj në operacionin e kërkim-shpëtimit.
“Forcat tona janë të përgatitura të lëvizin shpejt, duke sjellë transportin ajror, logjistikën dhe aftësitë operacionale të pakrahasueshme të ushtrisë amerikane për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve dhe për të mbështetur Qeverinë e Venezuelës gjatë kësaj krize”,- tha me herët zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell./ Zoom.al
188 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Tërmetet shkatërruese, si është situata në Venezuelë