zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri raportohen në kryeqendrën e veriut. Mësohet se shërbimet e Policisë së Shkodrës dhe ato të Emergjencave janë nisur drejt vendit ku është shtënë me armë.

Sipas burimeve paraprake, të shtënat me armë janë regjistruar në zonën e njohur si ish-Fabrika e Miellit, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo për viktima.

Dyshimet janë se është qëlluar me armë zjarri në ajër për shkak të ndonjë konflikti të çastit apo për motive banale.

Dy ditë më parë, kryepolici Dashamir Spaho është prezantuar si drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, duke marrë detyrën pas largimit të Gentian Berberit. Ai është prezantuar nga vetë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga./ Zoom.al