zoom

Aktualitet

E shpalli “Non Grata”, Ikbale Huduti i përgjigjet Lamallarit: Mjaft më me poshtërimet që më janë bërë nga zullumqarët e vendit tim

E shpalli “Non Grata”, Ikbale Huduti i përgjigjet Lamallarit: Mjaft më me poshtërimet që më janë bërë nga zullumqarët e vendit tim

Aktivistja Ikballe Huduti ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Besfort Lamallari, i cili e shpalli si “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, Huduti tha se vendimi nuk përbën humbje për të, duke theksuar se prej kohësh ka hequr dorë nga frika ndaj atyre që i konsideron padrejtësisht si zullumqarë.

S’kam çfarë të humb, sepse moti i kam humbur ato gjëra që zullumqarët mendojnë se unë kam vuajtur për to. Krejt çka kam humbur është frika ndaj zullumqarëve”, thekson ajo.

Po ashtu në reagimin e saj, Huduti e lidhi qëndrimin e saj me kundërshtimin ndaj padrejtësive dhe me frymëzimin që, sipas saj, ka marrë nga poema “Qerbelaja” e Naim Frashërit.

Ajo deklaroi se misioni i saj është i lidhur me mbrojtjen e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Postimi i Ikballe Berisha Huduti:

Një përgjigjje jo për Ministrin Llamallari por për një vëlla të shqetësuar që më dërgoji këtë lajm në ëhat’s app. 

Paqe për ty Vëlla.

Po e di, vëlla i nderuar, e lexova këtë shkrim. S’kam çfarë të humb, sepse moti i kam humbur ato gjëra që zullumqarët mendojnë se unë kam vuajtur për to.

Krejt çka kam humbur është frika ndaj zullumqarëve, asgjë tjetër, sepse edhe shpirtin, edhe jetën, edhe zemrën time moti ia kam falur Dikujt që m’i ka falur.

Kam “humbur” nga kjo botë e “bukur” çdo të mirë, që nga dita kur e ngrita zërin kundër padrejtësisë në emër të lirisë humane dhe njerëzillëkut. U shkurorëzova nga kjo botë që nga dita kur e lexova poemën “Qerbelaja” të Naim Frashërit.

Jeta ime nuk do të kishte vlerë në këtë vend të shqiptarisë nëse unë nuk e kryej misionin tim, që ngjason me misionin e shehidëve të Qerbelasë.

Mjaft më me poshtërimet që më janë bërë nga zullumqarët e vendit tim, qoftë nga pushtetarët apo fetarët.

Më e mirë për mua është një vdekje me vlera dinjitoze sesa një jetë me poshtërime.

Të kam në dua, vëlla, edhe ju më keni në dua në këtë ditë të Ashuras. Kam nevojë për lutjet e secilit që dëgjon për padrejtësitë që më bëhen në këtë jetë.