zoom

Aktualitet

Vendimi i ashpër i Ramës, shpall “non grata” Ikballe Hudutin, aktivisten islame

Vendimi i ashpër i Ramës, shpall “non grata” Ikballe Hudutin, aktivisten islame

Qeveria shqiptare ka shpallur “person të padëshiruar” Ikballe Hudutin, duke i ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë për një periudhë prej 15 vitesh.

Vendimi është bërë publik nga Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i cili njoftoi se masa është marrë në bazë të informacioneve të sigurisë të mbledhura nga institucionet kompetente. Sipas këtyre të dhënave, veprimtaria e shtetases në fjalë konsiderohet si rrezik potencial për sigurinë kombëtare, rendin dhe sigurinë publike.

Urdhri i ministrit i është përcjellë Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit për zbatim të menjëhershëm.

Vendimi vjen paralelisht me një reagim të kryeministrit Edi Rama, i cili më herët gjatë ditës ka komentuar përfshirjen e Hudutit në protestat e zhvilluara në Tiranë. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Rama e ka akuzuar atë për gjuhë urrejtjeje dhe nxitje të konfliktit.

Ai ka shkruar se personi në fjalë është pjesë e një grupimi që, sipas tij, përdor fenë për të predikuar urrejtje dhe për të nxitur qëndrime kundër qeverisë shqiptare dhe aleatëve të saj.

Deklarata e kryeministrit ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik, ndërsa vendimi për shpalljen e saj “person i padëshiruar” pritet të zbatohet menjëherë nga autoritetet kufitare.

Postime të lidhura