zoom

Lajme

Zbulohet pasuria e Ramës: Mbi 110 mijë euro të ardhura shtesë, përveç rrogës si kreu i qeverisë

Zbulohet pasuria e Ramës: Mbi 110 mijë euro të ardhura shtesë, përveç rrogës si kreu i qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për vitin 2025 mbi 10.9 milionë lekë të ardhura nga burime të tjera, përveç pagës që përfiton në detyrën e kreut të qeverisë.

Sipas deklaratës vjetore të pasurisë, të ardhurat e Ramës nga paga arrijnë në 3,402,084 lekë, ndërsa zëri “të ardhura të tjera” figuron në vlerën 10,904,091.27 lekë, ose rreth 110 mijë euro. Në pjesën publike të deklaratës nuk specifikohet burimi i këtyre të ardhurave, por ato mendohet të lidhen me aktivitetin e tij artistik, përfshirë shitjen e pikturave dhe veprave të tjera të ekspozuara jashtë vendit.

Po sipas deklarimit, llogaria bankare e kryeministrit është rritur me 349,544.65 lekë gjatë vitit 2025.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka deklaruar 6,699,149 lekë të ardhura nga punësimi, aktiviteti si eksperte dhe të ardhura nga qiradhënia.

Ajo ka vijuar gjithashtu shlyerjen e dy kredive bankare. Për njërën kredi janë paguar 338,700.53 lekë, ndërsa detyrimi i mbetur është 4,748,969.62 lekë. Për kredinë e dytë janë shlyer 23,223.72 euro, ndërsa mbeten për t’u paguar edhe 173,766.43 euro.

Në deklaratë figuron edhe rivlerësimi i një apartamenti me sipërfaqe 118 metra katrorë, vlera e të cilit është raportuar në 19,296,477.28 lekë. Ndërkohë, gjendja cash është pakësuar me 10 mijë lekë dhe llogaria bankare me 1,964,873.74 lekë.

Ndryshime në pasuri ka deklaruar edhe djali i kryeministrit, Gregor Rama. Sipas deklarimit, llogaritë e tij bankare janë rritur me 8,297.42 euro dhe 108,638.75 lekë, ndërsa fondi i investimit është ulur me 16,445.32 euro. Ai ka deklaruar gjithashtu 1,083,258 lekë të ardhura nga burime të tjera, ndërsa gjendja cash është pakësuar me 2,500 euro.

Postime të lidhura