Aplikacion
Sot në orën 19:00 do të mbahet në Tiranë protesta e 28-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cilësuar nga organizatorët si një tubim mbarëkombëtar, ku pritet t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.
Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të përsërisin kërkesën e tyre kryesore, të cilën e kanë cilësuar si të panegociueshme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
Sipas njoftimeve të bëra nga aktivistët e protestës, pjesë e tubimit të sotëm do të jenë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.
Ashtu si në 27 ditët e mëparshme, protesta pritet të shoqërohet me fjalime, pankarta dhe marshim në rrugët e kryeqytetit.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
“Mbytu në turp”/ Çfarë tha Iris Luarasi për Onkologjikun që zemëroi rrjetin. Reagimet