Aplikacion
Nga protestat për projektet në Sazan dhe Zvërnec, te ndërhyrjet në Banjat e Bënjës dhe së fundmi tharja e Kanionit të Erzenit, qeveria e kryeministrit Edi Rama po kalon nga skandali në skandal.
Teksa mijëra qytetarë prej 27 ditësh protestojnë në kryeqytet, Rama po përballet me akuza të njëpasnjëshme për mënyrën se si po trajton pasuritë natyrore të vendit duke i dërguar drejt shkatërrimit.
Pak javë pas nisjes së tubimit, i cili mori emërtimin “Revolucioni i Flamingove”, dhe u bë simbol i kundërshtimit ndaj zhvillimeve në zona të mbrojtura, zemërimi publik u zhvendos në Banjat e Bënjës.
Pamjet e vaskave natyrore të dëmtuara nga ndërhyrjet ndezën reagime të forta, ndërsa qeveria Rama tentoi të minimizojë situatën duke publikuar pamje dhe deklarata duke i cilësuar denoncimet si të ekzagjeruara dhe pjesë e një fushate dezinformimi, ndërsa kryeministri Edi Rama i quajti akuzat një “raketë digjitale”.
Vete Drejtuesja politike e PS-së në qarkun e Gjirokastrës, njëkohësisht ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi se boshatisja e vaskave është pjesë e provave teknike për prurjet e ujit dhe nivelin e tyre, ndërsa theksoi se vaskat po mbushen përsëri në mënyrë të kontrolluar nga inxhinierët.
Por pavaresisht tentatives për të fshehur skandalin qytetarë e aktivistë vijuan të publikonin pamje që tregojnë një realitet ndryshe, ku duket se jetojnë qeveritarët.
Tashmë, në qendër të debatit është Kanioni i Erzenit. Një nga destinacionet më të bukura natyrore të Tiranës, Gryka e Skoranës është dëmtuar rëndë dhe, sipas banorëve dhe vizitorëve të zonës, është varrosur përfundimisht nga aktiviteti i firmave ndërtuese.

Mësohet se Kanioni është masakruar nga hedhja e dherave dhe inerteve, që dyshohet se dalin nga gropat e pallateve në Tiranë.

Dy nga mrekullitë natyrore të Shqipërisë po shkatërrohen para syve tanë, ndërsa qeveria refuzon të shohë dhe të dëgjojë./Zoom.al
“Mbytu në turp”/ Çfarë tha Iris Luarasi për Onkologjikun që zemëroi rrjetin. Reagimet