zoom

Lajme

Petrit Vasili: Shqipëria e re, fundi i pandëshkueshmërisë?

Petrit Vasili: Shqipëria e re, fundi i pandëshkueshmërisë?

Republika ku jetojmë sot, sipas Petrit Vasilit, nuk mund të konsiderohet më një shtet ku ligji vepron njësoj për të gjithë qytetarët. Ai e cilëson realitetin aktual si “Republika e Pandëshkueshmërisë”, një sistem ku përgjegjësit e pushtetit mbeten të paprekshëm, ndërsa qytetarët e zakonshëm përballen me drejtësinë edhe për çështjet më të vogla.

Sipas Vasilit, pandëshkueshmëria është bërë problemi më i madh i shoqërisë shqiptare dhe burimi kryesor i pakënaqësisë publike. Ai argumenton se, pavarësisht akuzave dhe aferave të shumta që lidhen me qeverinë, drejtësia nuk ka ndërmarrë hetime ndaj figurave më të larta të pushtetit.

Ish-deputeti sjell si shembull çështjen e ndërhyrjeve në zonën e Zvërnecit, ku sipas tij janë kryer veprime në terren edhe pse vetë kryeministri ka deklaruar se nuk ekziston një projekt konkret. Për Vasilin, mungesa e përgjegjësisë dhe e ndëshkimit është tregues i qartë i një sistemi që mbron pushtetin.

Ai përmend gjithashtu ndërhyrjet në ujërat termale të Bënjës në Përmet, të cilat i konsideron si dëmtime të një pasurie natyrore me vlera të mëdha historike dhe turistike. Sipas tij, edhe në këto raste nuk ka persona të identifikuar apo të ndëshkuar.

Sipas tij, kjo formë e drejtësisë selektive ka krijuar një sistem ku të fortët mbrohen, ndërsa qytetarët më të pambrojtur ndëshkohen. Ai e cilëson këtë fenomen si një nga problemet më të rënda të shtetit shqiptar.

Reagimi i plotë:

Shqiperia e re, fundi i Republikes se pandeshkueshmerise?

Republika ku jetojme sot me pak se cdo gje tjeter mund te quhet e tille.

Por nje emer tjeter eshte sot ne majen e zemerimit, vemendjes dhe shqetesimit publik mbarekombetar.

Republika e pandeshkueshmerise eshte ai armiku me i madh i çdo qytetari.

Fale Republikes se Pandeshkueshmerise Kryeministrit i rendojne faje dhe pergjegjesi te renda personale te provuara per dhjetra afera, qe mbajne firmen e tij dhe megjithate drejtesia nuk e ka thirrur asnje here dhe nuk i ka hapur asnje hetim.

Ndersa drejtesia therret qindra qytetare per çeshtje fare banale nga ana tjeter kryeministri gezon de facto statusin e pandeshkueshmerise absolute.

Kush lejoi vendosjen e telave me gjemba dhe futi mjetet ne Zvernec kur nuk paska as projekt sic thote vete Kryeninistri. Por edhe ketu fajtore dhe ndeshkuar nuk ka sepse Republika e Pandeshkueshmerise jua garanton kete.

Shohim se si shkaterrohen ne Benje te Permetit ujrat termale nga nje nderhyrje monstruoze e qeverise qe e betinizon dhe asgjeson nje vlere natyrore qindra vjecare por fajtore dhe te ndeshkuar nuk ka se Republika e pandeshkueshmerise ja garanton.

Zhduket kanioni i Erzenit ne menyren me makabre por serish fajtore dhe te ndeshkuar nuk ka.

Ne Republiken e pandeshkueshmerise 80 vjecarja arrestohet e ndeshkohet per kotecin e pulave ne Narte, ndersa ata qe asgjesojne pa ju dridhur syri cope pas cope vlera natyrore unikale te paçmueshme nuk ndeshkohen gjekundi dhe per me keq edhe mbrohen nga ndeshkimi.@

Republika e Pandeshkueshmerise selektive, qe mbron abuzuesit dhe dhunuesit dhe denon te dobtit e te pambrojturit eshte zemra kriminale dhe fuqia e narkoshtetit.

Ndaj protesta po ndeshkon me qendresen e saj Republiken e Pandeshkueshmerise dhe po i nxjerr bojen ne te gjithe boten asaj, ndaj edhe eshte ne vemendjen e gjithe mediave me fuqishme te globit.

Kush nuk kupton kete thjesht nuk kupton se Republika e Pandeshkueshmerise shpejt e vone do ti vije te pragu i deres per ta plackitur apo shkaterruar.

Ndaj Shqiperia e re do te thote fund Republikes se Pandeshkueshmerise dhe triumf i barazise perpara ligjit./ Zoom.al

Postime të lidhura