zoom

Bota

Shpërthim i fortë në Turqi, një i vdekur

Shpërthim i fortë në Turqi, një i vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi këtë të premte në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën e Niğdes, në zonën e Kemerhisarit në Turqi, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme.

Sipas raportimeve të mediave turke, një punëtor ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas ngjarjes, në fabrikë shpërtheu edhe një zjarr, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë menjëherë. Ekipet e zjarrfikësve dhe forcat e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur shpërthime të tjera të mundshme.

Shkaqet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që çuan në shpërthimin tragjik./ Zoom.al

Postime të lidhura