Aplikacion
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Gjykatës së Lartë, duke e akuzuar atë për standarde të dyfishta dhe ndikim politik nga qeveria.
Në një deklaratë publike, Vasili krahasoi trajtimin e çështjes së Karçanajt me atë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas tij, Gjykata e Lartë vendosi të lehtësojë masën e sigurisë ndaj Karçanajt, duke e reduktuar në “detyrim paraqitjeje” dy herë në muaj, pavarësisht akuzave të rënda dhe dokumenteve që, sipas Vasilit, janë diskredituese.
Nga ana tjetër, ai pretendon se ndaj Ilir Metës po mbahet një qëndrim i ashpër dhe i padrejtë.
“Meta akuzohet për përralla, pa asnjë provë, fakt, shkresë apo dokument dhe pa asnjë gram përfshirje në tendera apo fonde publike, ndërsa Gjykata refuzon lehtësimin e masës së sigurisë ndaj tij”, shprehet Vasili.
Reagimi i plotë:
Gjykata e Larte, realisht Gjykate e Ulët e mizerabilitetit te larte!
Karcanaj akuze per miliona euro lehtesohet, Meta akuzohet per perralla dhe izolohet ne burg.
Gjykata e Larte mban qendrime tamam si Gjykate e shitur totalisht te pushteti.
Lehteson masen e sigurise te Karçanajt, vetem dy here ne muaj me detyrim paraqitje megjithse akuzat jane shume te renda dhe pergjimet e dokumentet jane kaq diskredituese.
E lehtesuan Karcanain, aferim Gjykata e Larte.
Po per Ilir Meten, qe akuzohet per perralla pa asnje prove, fakt, shkrese a dokument dhe pa asnje gram perfshirje ne asnje tender apo fond publik, perse refuzuan lehtesimin e mases se sigurise????
Pra Gjykata e Larte ne menyre te pacipe mban dy qendrime krejt te kunderta, pra e bute e dashur dhe e embel me pushtetin e korruptuar me qindra milion euro, dhe nga ana tjeter sillet egersisht ndaj opozites ndonese nuk ka asnje prove e fakt ndaj saj.
Pushteti urdheron sic do vete Gjykaten e Larte dhe e ka kthyer ne nje zorre qorre te qeverise.
Kur Edi Rama dha urdher Gjykata e Larte filloi shqyrtimin e standarteve te paraburgimit sepse po dilnin ne shesh mjaft efendilerë te pushtetit te korruptuar.
Kjo gjykate nuk meriton gjekundi emrin Gjykate e Larte por i shkon emrin Gjykate e ulet e mizerabilitetit te larte.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës