zoom

Lajme

Lirimi i Mirlinda Karçanajt, sfidë e hapur ndaj SPAK

Lirimi i Mirlinda Karçanajt, sfidë e hapur ndaj SPAK

Gjykata e Lartë ndryshoi sot masën e sigurisë për Mirlinda Karçanajn, ish-drejtoreshën e AKSHI, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, duke i dhënë një goditje drejtësisë së re. 
Vendimi, përveç se i heq arrestin shtëpiak një zyrtares së përfshirë në një prej dosjeve më të bujshme të SPAK, na tregon edhe njëherë sot se, në këtë vend mund të ndryshojnë ligje e rregulla, emra institucionesh e individësh në krye të tyre, por drejtësia vepron po njësoj, duke i trajtuar ata që kanë mbrojtje politike ndryshe nga qytetarët e thjeshtë. 

Tani, Mirlinda Karçanajn, bashkëpunëtoren e Gys Agasit, mund ta shohim të lëvizë lirshëm si çdo qytetar tjetër.  

​Akuzat për grup të strukturuar kriminal nënkupton një nivel të lartë rrezikshmërie shoqërore dhe një mekanizëm të sofistikuar që mund të tentojë të asgjësojë provat ose të ndikojë te dëshmitarët.

Por veç kësaj, vendimi i Gjykatës së Lartë për të hequr arrestin e shtëpisë ndaj Karçanajt krijon një paradoks. Si mundet që një person që dyshohet se ka udhëhequr ose ka qenë pjesë e një organizate që ka vjedhur miliona euro, të mos përbëjë më rrezik? Dhe si mundet një person i një dosje kaq të bujshme të pësojë lehtësira ende pa përfunduar hetimi? 

​Në rastin e Karçanajt, ku flitet për fitime marramendëse masa e “detyrimit të paraqitjes” dy herë në muaj duket njësoj si një masë ndaj dikujt që po hetohet se nuk ka paguar faturën e dritave. Madje për këtë vepër masat kanë qenë më të ashpra, me arrestime në masë. 

Vendimi i Gjykatës së Lartë nge pikëpyetje edhe përsa i përket luftës së SPAK -ut ndaj korrupsionit. 

​Ndërsa SPAK-u përpiqet të bëjë shembull zyrtarët e korruptuar, Gjykata e Lartë po vepron në krah të kundërt. Ajo po ushqen perceptimin se zyrtarët e lartë kanë një 

​Mesazhi që jep Gjykata e Lartë është dekurajues për SPAK dhe inkurajues për zyrtarët e korruptuar, të cilët shohin se me pak mbështetje politike edhe mund t’ia hedhësh. 

​Zbutja e masës për Mirlinda Karçanajn është paralajmërim shqetësues se në Shqipëri, pavarësisht reformave, ligji i pandëshkueshmërisë vijon të mbizotërojē. 

SPAK është i dënuar edhe njëherë të provojë të kundërtën. /Zoom.al

Postime të lidhura