zoom

Lajme

Dekorimi i babait të Ergys Agasit nga Rama, Mit’hat Havari: Është një turp, glorifikohen njerëz të lidhur me botën e krimit

Dekorimi i babait të Ergys Agasit nga Rama,  Mit’hat Havari: Është një turp, glorifikohen njerëz të lidhur me botën e krimit

Dekorimi i Bardhyl Agasit në Durrës ka ngjallur reagime publike, mes tyre edhe nga ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, i cili e ka kritikuar publikisht këtë vlerësim.

Në një deklaratë për mediat, Havari u shpreh se ceremonia e dekorimit jep një mesazh negativ për shoqërinë, duke iu referuar faktit që djali i Agasit është shpallur në kërkim nga drejtësia për akuza që lidhen me shpërdorimin e detyrës.

Sipas tij, vlerësime të tilla krijojnë perceptimin se po promovohen figura të lidhura indirekt me persona të akuzuar për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

“Është turp. Djali i tij është në kërkim dhe akuzohet për shpërdorim detyre me miliona euro. Kjo përcjell negativitet dhe jep idenë se po glorifikohen njerëz të lidhur me botën e krimit”, deklaroi Havari.

Ai shtoi gjithashtu se ekziston edhe një përgjegjësi morale familjare në raste të tilla, duke kritikuar mënyrën se si janë trajtuar këto figura në publik.

Deklaratat e tij kanë sjellë reagime dhe diskutime në opinionin publik lidhur me kriteret e dekorimeve dhe figurat që përzgjidhen për t’u nderuar.

Postime të lidhura