Aplikacion
Nëse për vite me radhë akuzat e drejtpërdrejta për lidhje të kupolës së saj me krimin Partia Socialiste është përpjekur t’i mbulojë, tani ka vendosur t’i pranojë hapur.
Në moskokëçarje të plotë PS ka vendosur haptazi jo vetëm të mos distancohet nga krimi, por edhe ta dekorojë atë. Dhe kjo nuk është fantazi apo trillim!
Nga Zoom.al
Në një postim në Facebook një prej drejtuesve politikë PS-së për Durrësin u shfaq entuziast duke i dorëzuar një certifikatë mirënjohjeje ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Nderimi ishte në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste.
Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse nderohej një ish -deputet. Por Jurgys Çyrbja e ka përmbysyr historinë e tij. Aj është tashmë një i dënuar nga Gjykata e Posaçme si bashkëpunëtor i një pre grupeve kriminale më të rrezikshme në vend, me bazë në Shijak.
Gjesti nuk është thjesht një gafë politike. Ai vjen si një tjetër akt i përdhunshëm me të cilin PS po përpiqet të normalizojë skandalet e saj.
A mund të ketë skandal më të madh se të dekorosh dikë që drejtësia e ka dënuar se duke qenë deputet u jepte informacione konfidenciale bandave kriminale.
Kjo nuk është më vetëm fyerje për qytetarët. Është mesazh i rrezikshëm për shoqërinë dhe institucionet, se edhe kur përfundon pas hekurave, mjafton të jesh pjesë e pushtetit për të marrë respekt politik dhe rehabilitim publik.
Jurgis Çyrbja, ish-deputet i PS-së dhe ish-drejtues i Hipotekës së Durrësit, u arrestua me urdhër të SPAK dhe u vu nën hetim për akuza të rënda, mes tyre shpërdorim detyre, korrupsion zgjedhor dhe dyshime për lidhje me grupe kriminale.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Çyrbja, bashkëpunëtor i Altin Hajrit, kishte dekonspiruar aksione policore, kishte nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar persona në kërkim që të mos kapeshin. Hetimet treguan gjithashtu se në këmbim të votave dhe mbështetjes, ai kishte përdorur funksionin e tij si deputet i Kuvendit.
Sot, në vend që të mbante distancë prej tij, duke treguar se krimi nuk ka vend në vathën e saj, Partia Socialiste vendos ta dekorojë. Kjo tregon më shumë se çdo deklaratë tjetër se si pushteti ka humbur sensin e përgjegjësisë publike.
I gjendur në një tjetër skandal, Rama do të shprehej asokohe se ia kishte lënë drejtësisë çështjen dhe se njerëzit gjykohen për atë që bëjnë. Por dekorimi rrëzon çdo përpjekje për t’u dukur i distancuar. Nuk mund të flasësh për drejtësi dhe njëkohësisht të promovosh politikisht figura që janë kthyer në simbol të kapjes së shtetit nga interesa kriminale.
Dekorimi i Jurgis Çyrbjes shkon përtej individit. Ai nuk tregon respekt për Çyrben, por për çdo çyrbe që bën gjithçka për t’i dhënë pushtet Edi Ramës, njësoj si çuarja në parlament e bashki e personave të inkriminuar që sot janë në kërkim. / Zoom.al
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin