zoom

Aktualitet

Marta Kos: Do t’i ngjitem Korabit me Edin. Rama: Më mirë t’i ngjitemi kullës Eiffel

Marta Kos: Do t’i ngjitem Korabit me Edin. Rama: Më mirë t’i ngjitemi kullës Eiffel

Marta Kos është akuzuar shpeshherë nga opozita se flet e sillet si zëdhënëse e qeverisë së korruptuar të Ramës! Dhe kjo duket se nuk është e pavërtetë.

Sot, duke harruar pozicionin që ka, mes deklaratave për progresin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në BE, batutat mes komisioneres europiane, Marta Kos, dhe kryeministrit Edi Rama nuk munguan.

Kos: Dua të them që ky sukses është i mundur falë mbështetjes së shqiptarëve. Procesi i zgjerimit në të vërtetë, gjithçka çfarë bëjmë e bëjmë për njerëzit, kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi. Nëse dikush e kupton që kjo derë mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë ky është vendi juaj.

Duke kuptuar këtë ju mund të jeni të suksesshëm. Kur flasim për datën ju thamë që mbështesim vizionin e Shqipërisë për të përmbushur negociatat deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit së bashku me kryeministrin.

Rama: Mund t’i ngjitemi Kullës Eiffel kur Franca të thotë “po mirë se erdhët në klub”, do të jetë më e vështirë se Korabi.

Postime të lidhura