zoom

Aktualitet

Media publike franceze: Protestuesit shënjestrojnë Marta Kosin pasi mbështeti Ramën

Media publike franceze: Protestuesit shënjestrojnë Marta Kosin pasi mbështeti Ramën

Edhe pse ka kaluar mbi një muaj, protesta në Shqipëri vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave botërore dhe ekspertëve të huaj.

Një publikim i fundit nga “Radio France International” ka cekur se shqiptarët janë të pakënaqur edhe me qëndrimin e europianëve rreth protestës, specifikisht deklaratën e Marta Kos.

Sipas RFI, “në Shqipëri, zemërimi nuk tregon shenja qetësimi”.

“Pasi u shfaq duke mbështetur qeverinë e Edi Ramës, Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është bërë shënjestër në protestat e vazhdueshme në Shqipëri kundër investimeve të familjes Trump-Kushner dhe përvetësimit të burimeve mjedisore,” raporton media franceze.

“Për javë të tëra, dhjetëra mijëra shqiptarë janë ngritur, demonstruar, debatuar dhe shpresuar, pa mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij, denoncon një kolektiv qytetarësh nga diaspora shqiptare në Evropë, në një letër të hapur drejtuar udhëheqësve evropianë.

Diaspora po mobilizohet masivisht dhe i ka lëshuar një ultimatum Edi Ramës,” vazhdon raportimi i radios publike.

Postime të lidhura