zoom

Aktualitet

Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë, shefi i Urgjencës jep detaje për të plagosurit: Fëmija në gjendje kritike, 5 të tjerë në operacion

Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë, shefi i Urgjencës jep detaje për të plagosurit: Fëmija në gjendje kritike, 5 të tjerë në operacion

Shefi i Urgjencës së Traumës, ka dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve në aksin Tiranë-Durrës ku u përmbys një autobus i linjës Berat-Tiranë.

Siç bëri me dije mjeku shoferi 36-vjeçar, Redion Hasimi, ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur disa persona, mes të civilëve edhe dy fëmijë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Mjeku u shpreh për mediat se pesë të lënduar  të tjerë janë futur në operim, mes tyre dy turistë të cilët ende nuk janë identifikuar.

“Janë 2 të mitur, një i moshës 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende.

Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pesë nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti”, tha ai.

Postime të lidhura