zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, një person humb jetën

Aksident tragjik në Tiranë, një person humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në Tiranë.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga pranë QTU-së dhe është përmbysur në kanal. Për pasojë, fillimisht u raportua për dy viktima. Por, më pas u konfirmua se bëhej fjalë vetëm për një person që humbi jetën.

Disa pasagjerë të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit dhe ambulancat u kanë shkuar në ndihmë, për t’i nxjerrë jashtë.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të identifikuar viktimat./ Zoom.al

Postime të lidhura