zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shkodër! Kamoni përplaset me makinën

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shkodër! Kamoni përplaset me makinën

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë–Shkodër.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 04:30, një kamion i drejtuar nga shtetasi A. M. është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B.

Si pasojë e përplasjes, K. B. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa motra dhe djali i tij, të cilët udhëtonin në të njëjtin mjet, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.