zoom

Aktualitet

Zbulohet data, kur do të kthehet Diaspora Shqiptare sërish në shesh për të protestuar

Zbulohet data, kur do të kthehet Diaspora Shqiptare sërish në shesh për të protestuar

Mijëra qytetarë janë mbledhur për herë të 24-t para Kryeministrisë, ku po protestojë kundër projektit të Zvërnecit dhe klasës politike në vend.

N prej protestuesve ka zbuluar se diaspora shqiptare do të rikthehet për të protestuar për të dytën herë më 4 korrik.

“Kam një njoftim. Qëndrestarët dolën me disa pika. Kemi marrë shumë mesazhe nga diaspora dhe më datë 4 korrik e gjithë diaspora do të jetë këtu,”- u shpreh një qytetar i pranishëm në protestën e sotme.

Një pjesë e mirë e migrantëve shqiptarë mesditën e 20 qershorit prekën tokën shqiptare, ndërsa pasdite mbushën kryeqytetin e vendit duke kërkuar me këmbëngulje ndryshim rrënjësor në politikën dhe qeverisjen e vendit.

Sot është dita e 24-të që qytetarët protestojnë në kryeqytet./ Zoom.al