Aplikacion
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i mirënjohur fierak, Sotir Stefa.
Për dekada me radhë, ai dha një kontribut të vyer në jetën kulturore dhe artistike të Fierit, por jo vetëm, duke fituar respektin dhe dashurinë e publikut përmes roleve dhe interpretimeve të tij.
Me talentin e spikatur, përkushtimin ndaj artit dhe thjeshtësinë njerëzore që e karakterizonte, Sotir Stefa la gjurmë të pashlyeshme në memorien e spektatorëve dhe kolegëve.
Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit./ Zoom.al