zoom

Aktualitet

Sërish në shesh. Tirana hyn në ditën e 24-t të protestës

Sërish në shesh. Tirana hyn në ditën e 24-t të protestës

Ka nisur protesta e 24-të radhazi në Tiranë, ku protestuesit janë mbledhur sërish përpara godinës së Kryeministrisë.

Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit për Zvërnecin si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar të panegociueshme largimin e tij nga detyra dhe ngritjen e një qeverie teknike që, sipas tyre, do të garantonte zgjedhje të lira.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 24-të, është karakterizuar nga pjesëmarrje e vazhdueshme dhe mesazhe të forta politike, me fokus te korrupsioni, mungesa e llogaridhënies dhe kushtet ekonomike të vendit./ Zoom.al