zoom

Aktualitet

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa

Jetmir Pepa, një person i shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar në Dubai.

Ai tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas materialeve hetimore, ai dyshohet se bën pjesë në një grup të organizuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me linja që lidhin Amerikën Latine me disa shtete europiane.

Hetuesit pretendojnë se aktiviteti nuk është kufizuar vetëm te transporti i lëndës narkotike, por ka vijuar edhe me qarkullimin e të ardhurave të përfituara në ekonomi të ndryshme brenda Shqipërisë.

Grupi i Pepës dyshohet se trafikoi 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ndërkohë që SPAK gjatë operacionit sekuestroi 232 pasuri me vlerë 12 milionë euro.

Biznesmeni është i njohur për lidhjet e tij romantike me vajza të njohura të showbizz. Mir Pepa u vendos në qendër të vëmendjes pasi ish partnerja e tij, Marinela Berisha, me të cilën ka edhe një djalë, së bashku me të motrën Antonela Berisha, goditën me gotë në fytyrë në një restorant në ish-Bllok influenceren Klea Prenga.

Një lidhje intime mes Klea Prengës dhe biznesmenit u bë mollë sherri për një përplasje të fortë midis dy vajzave.

Në shenjë hakmarrje për romancën e Kleas me Mir Pepën, Marinela Berisha së bashku me të motrën kanë shkuar në restorantin ku po darkonte influencerja dhe e kanë goditur në fytyrë me shishe qelqi.

Arrestimi i tij është realizuar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke treguar zgjerimin e koordinimit ndërkombëtar në goditjen e personave në kërkim./ Zoom.al

Postime të lidhura