Aplikacion
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një operacion, në kuadër të të cilit janë firmosur 11 urdhër-arreste nga prokurori Alfred Shehu.
Mësohet se aksioni është shoqëruar me arrestime dhe kontrolle në disa zona.
Mes personave për të cilët u lëshua urdhër arrest është edhe Jetmir Pepa, pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Pepa Group’, por vendimi ndaj tij nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se operacioni synon goditjen e një grupi të përfshirë në trafik droge.
“Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë si vijon: SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim.”, thuhet në reagim.
Aksioni vijon, ndërsa priten detaje të tjera në orët në vijim lidhur me zhvillimet e këtij operacioni.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari